Dritat dhe zbukurimet e festave të Vit të Ri, shihen vetëm në zonat urbane e në qendrat e qyteteve ku politikanët duan të "fshehin" situatën ekonomike, me fasadën e luleve. Në zonat periferike, në fshatrat e braktisur, apo zonat ku nuk shkojnë makinat, gjendja është më e zymtë. Familje që diskutojnë vaktet e ditës, të rinjë që kanë braktisur vendin si dhe moshuar të lënë vetëm. është kjo panorama që sheh nëse del nga zbukurimet e qendrave të qyteteve.
Sipas INSTAT, 21.8% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar rreth 32.6% e popullsisë, apo një e treta e saj, konsiderohen të varfër, që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.
Edhe këtë fundvit nuk do të festojnë të gjithë shqiptarët. Vendi ynë është përballur me me pasojat e tërmetit, pandemisë, emigrimin masiv si dhe shtrenjtimin e kostos së jetesës për shkak krizës së çmimeve.
Niveli i varfërisë po rritet dita-ditës dhe kjo situatë do të rëndojë edhe më shumë ekonominë e familjeve shqiptare të pambështetura nga qeveria.