Një sherr brutal ka ndodhur pasditen e sotme në Komisariatin e Policisë në Librazhd.
Një polic ka ushtruar dhunë dhe ka qëlluar me grushte një person brenda komisariatit.
Ngjarja ka ndodhur pasi personi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
Për të neutralizuar personin një efektiv e ka qëlluar me grushte.
Polici dhe i dhunuari janë shoqëruar dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.