Bilanc tragjik/ Në Shqipëri u vranë 45 persona dhe u plagosën 27 të tjerë brenda vitit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 27.12.2022, 20:30

Shqipëria nuk është një vend i sigurtë. Gjithmonë e më tepër vendi ynë po i ngjan Palermos apo Siçilisë së dikurshme, kur njerëzit ekzekutoheshin pa pikë hezitimi. Në krye të vrasjeve janë bandat kriminale, ku nëpërmjet atentateve dhe pritave të mirëorganizuara, po eleminojnë kundërshtarët e tyre.

Bilanci i vrasjeve për këtë vit është përsëri i lartë. Raportohet se janë kryer rreth 45 vrasje për hakmarrje, motive të dobta, konflikte për pazare droge, konflikte për pronën apo edhe vrasje në familje. Po ashtu, nga tentativat për vrasje kanë mbetur të plagosur 27 persona, të cilat mund të ishin pjesë e listave të eleminimeve.

Ndër vrasjet më të bujshme, është ajo e Brilant Martinajt me shokët e tij në urën e Fush-Krujës, vrasja në Klosin e atë e bir, vrasja në Laç me breshëri armësh, vrasja në Don Bosko etj.., të cilat kanë ngjallur frikë për sigurinë e jetës.

Rrëfimi i Nuredin Dumanit tregoi sesi porositeshin vrasjet nga grupet e ndryshme kriminale dhe sesi për çdo atentat, kishte një shumë të konsederueshme parash si shpërblim. Ndërkohë, Met Rrumbullaku ka kaluar mbi 3 muaj në detyrë dhe deri më sot, nuk ka bërë asnjë arrestim të bujshëm të atyre të quajtur si kokat e bandave që prishin qetësinë publike, me shkrehjen e armëve në mes të ditëve dhe të natës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit