Ish-ylli i Celebrity Big Brother, Jessica Alves ka zbuluar se është në spital duke u rikuperuar nga operacioni që bëri gjatë Krishtlindjeve, për shkak të prishjes së strukturës së implantit XXL të silikonit tek të ndenjurat.
39 vjeçares iu zëvendësuan implantet nga 625cc në 1050cc dhe bëri një ndërhyrje në hundë, pesë javë më parë në Stamboll, Turqi. Ajo zbuloi se implantet e saj të të pasmeve lëvizën nga vendi, pasi ajo nuk e respektoi kohën e nevojshme, pas operacionit.
Alves tha se udhëzimet që kishte marrë nga mjeku i saj ishin që të mos qëndronte shumë ulur, gjatë tre javëve të ardhshme, nuk duhet të kryente marrëdhënie seksuale për katër javë, mos të bënte palestër për tre muaj dhe sduhej të kërcente për tetë javë.
"Për shkak të vajtjes në një festë Krishtlindjesh dhe kërcimit të tepërt, [implanti 1050 cc] u largua nga vendi. Tani nata e Vitit të Ri më është shkatërruar gjithashtu pasi do ta kaloj në shtrat në një hotel në Stamboll", tha ajo.
Tashmë ajo gjendet në Stamboll dhe do të kryejë ndërhyrje sërish për rregullimin e të ndenjurave.