Dhjetë shqiptarë nga Kosova janë vënë në pranga mesditën e kësaj marte në Portin e Durrësit. Shtetasit nga mosha 21 deri në 54 vjeç, tentuan të dërgonin në Itali një grup fëmijësh të mitur. Gjithçka ishte organizuar si një skemë mjaft e besueshme. Personat e arrestuar kishin marrë rolin e trajnerëve, menaxherëve, fizioterapistëve si dhe stafit të ekipit të një skuadre handbolli.
Së bashku me 16 të mitur, ata ishin nisur drejt shteti fqinj me një sërë vizash që kishin siguruar në Maqedoninë e Veriut. Për kalimin e miturve drejt Italisë, ku dyshohet se do të dërgoheshin në azil, organizatorët u kishin marrë familjarëve nga 3000 deri në 4000 euro. Njëri nga të arrestuarit gjatë kontrollit i janë gjetur edhe 5945 euro.
"Plani i arratisjes" dështoi gjatë intervistimit, ku fëmijët ishin shprehur në kufi se nuk e dinin se çfarë ishte hendbolli dhe këtu lindën dyshimet e para.
Të arrestuarit janë Blerim Bytyqi, 48 vjeç, Drilon Shala, 32 vjeç, Dukagjin Gunga, 36 vjeç, Fabion Berisha, 21 vjeç, Fatmir Gjoshi, 54 vjeç, Qendresa Krasniqi, 20 vjeç, Ajishe Demaj, 21 vjeç, Endrit Demaj, 21 vjeç , Besmir Kadria, 37 vjeç, Almir Kryeziu, 22 vjeç.