Sukses ndërkombëtar, kush është brandi shqiptar që bën “Times Square” të flasë shqip (Video)

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.12.2022, 18:54

Stilistja shqiptare Ola Gjoka ka arritur një tjetër sukses dhe këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Koleksioni i saj “Filiz” (FW22) i prezantuar së fundmi në pasarela, është shfaqur edhe në Billbordet e Nju Jorkut.

Krijimet e Olës janë shfaqur në Times Square, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët që ndodhen në SHBA, të cilët rrallë herë shohin gjuhën e tyre në qendër të Nju Jorkut.

Merry Christmas everyone ! A ka me bukur se te shohesh gjuhen shqipe ne Billboard New York . Filizi im arriti te ngjise majat dhe jam mese krenare per kete gje ???? Dua te falenderoj cdo kend qe na besoi por edhe ata qe ishin skeptik dua ti tregoj qe “ We did it” . Thank you everyone. God is great”, shkruan stilistja Ola Gjoka në profilin e saj në Instagram.

"OG" është brandi shqiptar, i cili prej disa vitesh ka dalluar në skenën shqiptare për krijimet plot stil dhe elegancë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit