Rriten remitancat/ Mbi 220 mijë familje në Shqipëri ushqehen me paratë që sjellin emigrantët

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 27.12.2022, 18:39

Çdo vit e më shumë, emigrantët po dërgojnë më tepër para në Shqipëri. Ky nuk duket një lajm pozitiv, pasi remitancat që vijnë në vendin tonë, shkojnë më së shumti për konsum. Thënë ndryshe, shqiptarët në emigrim po mbajnë me bukë familjarët e tyre. Sipas të dhënave, nga janari i këtij viti deri në muajin shtator, emigrantët kanë sjell në Shqipëri më shumë se 592 milionë euro.

Krahasuar me një vi më parë, kanë hyrë në Shqipëri 50 milionë euro më shumë. Rritja e remitancave lidhet me faktin se Shqipëria po kalon një krizë çmimesh, ku qeveria nuk ka dhënë ndihmën e mjaftueshme që shqiptarët të mos kërkojnë para nga të afërmit emigrantë.

Shifrat janë alarmante edhe sa i përket familjeve që mbahen nga paratë e emigrantëve. Janë më shumë se 220 mijë familje ose afro 1 milion shqiptarë që mbahen me paratë që u dërgojnë nga jashtë vendit. Sipas një ndarje në përqindje, mendohet se 50% e vlerës së parave shkojnë për blerje ushqimesh, 10% për ilaçe, 10% për arsimim dhe një pjesë fare e vogël vjen si para që pritet të futet në investim.

Në këto kushte, barrën e krizës ekonomike në Shqipëri, të shkaktuar në 30 vite, po e mbajnë edhe shqiptarët që largohen nga vendi. Varfëria ka qenë një nga arsyet se përse shumë të rinjë kanë vendosur të emigrojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit