Nga nesër në Shkup nuk do të ketë transport publik falas

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2022, 21:11

Nga dita e nesërme pushon vendimi për transport publik falas i cili përkohësisht u vendos si një nga masat e Bashkisë së Shkupit për uljen e ndotjes së ajrit.

“Sipas të dhënave të Monitorimit shtetëror për matjen e cilësisë së ajrit në ditën 26.12.2022, vërtetohet se ndotja e ajrit është nën pragun për alarmim dhe masa për transport publik fakas ndalohet”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se po ashtu ndalojnë edhe rekomandimet dhe masat që vlejnë kur ndotja kalon kufirin.

Ndryshe, qyteti i Shkupit disa herë në vjet është një nga qytetet më të ndotura në botë, sidomos në sezonin e dimrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit