Nga 1 janari rritet participimi për mjekët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2022, 18:02

Fondi për Sigurim Shëndetësor njofton se pas diskutimeve dhe negociatave me Dhomën e Mjekëve dhe Odën e Stomatologëve është marrë vendim që të rritet participimi shtetëror nga 63.00 denarë në 75.00 denarë.

Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2023.

Për stomatologët, rritja e participimit nga 1 janari do të jetë nga 48.00 denarë 61.00 denarë për person.

“Rritja e participimit synon rritjen e shërbimeve në nivelin e parë, duke ulur numrin e referimeve në një nivel më të lartë të kujdesit shëndetësor”, thonë nga fondi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit