Po nëse fundi i Putin është afër? Ja kush janë disa nga pasardhësit e mundshëm të tij  

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 27.12.2022, 17:25

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili është diagnostifikuar me kancer thuhet se po mbahet gjallë nga mjekët perëndimorë, të cilët po përdorin gjithashtu medikamente perëndimore, pasi ato ruse nuk i bëjnë efekt.

Por nëse fundi i Putin është afër ashtu siç eksperti rus, Valery Solovey thotë për median britanike “Mirror”, kush do të jenë pasardhësit e mundshëm të tij?

Sipas planit të Putin, kur të mos vazhdojë më në pushtet, ai do t'ia dorëzojë frenat e vendit ministrit 45-vjeçar të Bujqësisë rus Dmitry Patrushev. Ai i beson verbërisht Dmitrit, pasi ai është djali i ndihmësit të tij të lartë të sigurisë, Nikolai Patrushev.

71-vjeçari Nikolai, një mbështetës i vendosur i Putinit, është një kundërshtar i Perëndimit dhe një arkitekt kryesor i luftës në Ukrainë.

Një tjetër pasardhës i mundshëm i Putinit është Alexei Dyumin, 50 vjeç, ish-truproja e Presidentit rus dhe ish-zëvendësministër i Mbrojtjes.

Të dy burrat u takuan të premten, më 23 dhjetor, kur vizituan një fabrikë të madhe armësh në rajonin Tula të Rusisë perëndimore, ku Alexei është guvernator.

Dmitry Patrushev

Alexei Dyumin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit