Një sherr brutal dhe i përgjakshëm ka ndodhur në Francë.
Një turk 47-vjeçar, i cili po priste flokët në një berberhane në Francë, i nguli gërshërët në qafë kurdit berber.
47-vjeçari është acaruar pasi luhej muzikë kurde dhe si pasojë ka goditur 27 vjeçarin duke tentuar ta vrasë.
“Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës (25/12/2022) në një sallon flokësh në komunën Roubaix në Francën veriore mes një klienti dhe një berberi. Ai u godit me thikë në qafë, por jeta e tij nuk është më në rrezik”, raportojnë mediat lokale.
Kurdi 27-vjeçar u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni, teksa turku nga ana tjetër u arrestua dhe tani akuzohet për tentativë vrasje.