Mesditën e së martës, forcat zjarrfikëse të Athinës janë thirrur për të shpëtuar një gjarpër që u pa në një pallat në Athinë. Në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse me 1 mjet për ta shpëtuar.
Siç raportohet në mediat greke, kreu i zjarrfiksëve Panagiotis Gogos, i cili ka qenë përgjegjës për ngjarjen, pasi ka shpëtuar gjarprin, ia ka dorëzuar atë “ANIMA” që është Shoqata për Mbrojtjen dhe Kujdesin e Kafshëve të Egra, ku i kanë njoftuar se bëhet fjalë për një piton!
“Pitoni nuk i përket faunës së Greqisë. Nuk është një specie e rrezikshme për njerëzit. Nuk ka helm, as nuk sulmon. Është e huaj. Prandaj nuk mund ta lëmë në natyrë sepse nuk e dimë se çfarë pasojash mund të ketë për vetë pitonin, por edhe për faunën”, kishte përmendur më parë për një rast të ngjashëm ornitologu Michalis Dretakis.