31-vjeçari në Bathore plagos me thikë tre persona, sherri nisi për motive të dobëta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.12.2022, 16:46

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar. Ky i fundit me iniciale F. L., dhe banues në Bathore, ka plagosur me thikë tre persona. Sherri mësohet se ka nisur për motive të dobëta. Të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale H. T., 42 vjeç, R. C. dhe M. L..

Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 31 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin H. T., 42 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar, shtetasit R. C. dhe M. L.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit