Një intervistë për Corriere Della Sera avokati i ish-nënkryetares së PE-së, Eva Kaili, Michalis Dimitrakopoulos, përshkroi kohët e vështira që eurodeputetja greke kalon në burgjet e Haremit larg fëmijës së saj.
Ai deklaroi se Eva Kaili “po jeton një makth dhe është e pafajshme”, ndërsa për Krishtlindje e vizitoi vetëm babai i saj.
Po ashtu avokati thekson se Kaili ndihet e tradhëtuar për shkak se emri i saj është përdorur pa dijeninë e saj.
“Pas asaj që ka lexuar në dosjet e hetimit, ndihet e tradhtuar. Emri i saj është përdorur pa dijeninë e saj, para ditës së arrestimit ajo nuk dinte asgjë për paratë e gjetura në shtëpi, paratë nuk ishin të sajat dhe as nuk i mbante”, tha avokati.