FOTOT/ Paralajmërimi i meterologëve, stuhi tjetër e fortë do godasi Amerikën

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 27.12.2022, 16:04

Meteorologët shfaqen pesimistë në lidhje me zhvillimin e motit të keq, që ka goditur disa pjesë të SHBA-së ditët e fundit.

Stuhitë e borës me përmasa historike, të cilat kanë marrë jetën e të paktën 60 personave, parashikohet të vazhdojnë dhe me gjasë të përkeqësohen në orët në vijim.

Siç raportojnë ekspertët, temperaturat e ulëta deri në -30 gradë Celsius do të jenë prezente në New York edhe për të paktën 24 orë të tjera, ndërsa qytetarët duhet të përgatiten për 30 centimetra të tjera bore.

Deri më tani 60 persona kanë humbur jetën, por ky numër pritet të rritet në mënyrë dramatike, pasi autoritetet vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe nxjerrjes, duke ditur se dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në makina dhe shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit