WhatsApp bën ndryshimin e radhës, pas 31 dhjetorit ndalon së funksionuari në 49 modele të telefonave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.12.2022, 14:48

Shërbimi i mesazheve WhatsApp është gati të ndalojë së punuari në miliona telefona.

Sipas DailyMail, personat me modele të vjetra iPhone dhe Android nuk do të mund ta përdorin aplikacionin pas 31 dhjetorit pa i bërë një update.

WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c së bashku me disa modele Huawei, LG dhe Samsung.

Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një njoftim nga WhatsApp përpara se të ndalojë së funksionuari.

“Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime”, tha WhatsApp.

Për të përditësuar sistemin tuaj operativ në një iPhone, shkoni te cilësimet “të përgjithshme” dhe zgjidhni “përditësimi i softuerit”.

Nëse pajisja juaj nuk mund të ekzekutojë softuerin e përditësuar, do t’ju duhet një telefon më i ri për ta bërë këtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit