Përdhunimi të miturës në Greqi, kërkohet 15-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.12.2022, 14:19

Policia greke ka nisur kërkimet për gjetjen e 15-vjeçarit shqiptar duke e quajtur si “koka” e bandës së përdhunueseve në Ilios.

Banda e të miturve përbëhet nga fëmijë të familjeve bullgare dhe shqiptare të lindur në Greqi.

Dyshohet se banda përbëhej nga 8 persona, ku rolin kryesor e kishte 15-vjeçari, i cili mësohet se është arratisur në Shqipëri .

Vajza e përdhunuar e ka treguar shqiptarin si personin që ka qarkulluar në videot e skenave të përdhunimit në telefonat e nxënësve të tjerë të shkollës.

Sot, dy nga të miturit e grupit të përdhunuesve, të cilët kanë mbetur në paraburgim, janë ende duke u shfajësuar, pasi kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat shtesë- shkruajnë mediat e huaja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit