Dhëndri anulon dasmën, nusja takoi ish-të dashurin para ceremonisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.12.2022, 14:34

Një dhëndër ka anuluar dasmën e tij në ditën e ceremonisë pasi zbuloi se nusja e tij ishte takuar me ish të dashurin e saj pak para se të martohej.

Në media dhe rrjetet sociale është publikuar momenti kur çifti zihen në mes të rrugës dhe nusja e veshur me vello i lutet burrit të saj të ardhshëm të mos heqë dorë nga dasma. Por ky i fundit zemërthyer dhe i lënduar vendos të largohet nga vendi i ngjarjes në Kasoa, Gana.

Burri zbuloi se nusja e tij e kishte tradhtuar atë pak para se ata të celebronin martesën. Një mik i nuses e kishte paralajmëruar dhëndrin dhe ai ishte në kohë të vepronte para se të ishte tepër vonë.

Nusja u filmua duke vajtuar dhe duke iu lutur të fejuarit të saj për një mundësi tjetër, por ai nuk pranoi.

Pamjet e tyre janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe të gjithë mbështesin dhëndrin pasi ai shpëtoi veten para se të ishte lënduar edhe më shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit