Një javë më parë në Greqi u ekzektuan dy shtetas shqiptarë, Kreshnik Çerçizaj, objektivi i atentatit dhe miku i tij Armando Organja.
Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës dhe një i burgosur në burgun e Korydallos ka dhënë porosinë. Mediat greke dyshojnë se porosia ka ardhur nga Klodian Lekocaj, shqiptari i cili fshihet pas një sërë ekzekutimesh në Greqi dhe Shqipëri. Truri i bandës “Mafia e Korydallos”, është i burgosuri tashmë famëkeq Klodian Lekocaj, i përfshirë në vrasje brutale, si ajo e avokatit grek Michalis Zafeiropoulos.
Mafia shqiptare e Korydallos duket se ka epërsinë në burgje kjo pasi grupi operon si një agjenci vrasësish me pagesë. Kreu i grupit është Klodian Lekocaj i dënuar për vrasje. Grupi ka vetëm një nënrkyetar pasi nënkryetari i dytë, Arben Bako, u vra brutalisht në qelinë e tij në mes të janarit 2019 nga i bashkëpandehuri për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos.
Vitet e fundit shumë anëtarë të mafies shqiptare janë vrarë me njëri-tjetrin. Poshtë drejtuesve funksionojnë në mënyrë hierarkike disa nëngrupe, të cilat anëtarët drejtues i përdorin herë pas here për kërcënime, frikësim dhe vrasje. Megjithatë, edhe pse më e fortë, kësaj organizate nuk i mungojnë fërkimet. Anëtarët e saj përplasen shpesh me nëngrupe të tjera të mafies shqiptare, për shkak të konkurrencës për “punë” jashtë burgjeve, kontrollit të burgjeve dhe mbi të gjitha tregtisë së drogës.
Pas vrasjes së dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Nea Smyrni, më 23 dhjetor një bastisje e befasishme është kryer nga oficerët e policisë së departamenteve të Prokurorisë në qelinë e drejtuesit të dyshuar të “mafias së burgjeve shqiptare”, Klodian Lekocaj. nKontrolli u krye në të gdhirë në burgjet e Chanias, si dhe në gjashtë qeli, ku mbahen 13 shqiptarë.