Ronaldo tek Al Nassr e kryer, arabët planifikojnë vizitat mjekësore të portugezit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.12.2022, 11:53

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr është thuajse i kryer. “CBS” raporton se marrëveshja është më pranë se asnjëherë më parë. I njëjti burim shton se klubi më i madh arab ka skeduluar vizitat mjekësore për yllin portugez, që pritet të zbarkojë në ditët në vazhdim në Arabi, për të mbyllur të gjitha detajet.

Ronaldo nuk mori asnjë ofertë të arsyeshme nga klubet e mëdha evropiane, pas ndarjes me United. Ai tashmë po i drejtohet fundit të karrierës, por është drejt firmës në kontratën më të pasur të karrierës së tij.

Nuk janë zbuluar shumë detaje, por raportohet që portugezi do të marrë rreth 200 milionë euro në sezon, pagë tërësisht jashtë realitetit evropian. Ndërkohë, ajo që na bën të ndihemi keq është se pas gati dy dekadash, arena e madhe evropiane do të humbë një nga më të mirët e historisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit