Në një kohë që Korça po shijon pikun e sezonit turistik dimëror, skulpturat e parkut të qytetit janë dëmtuar.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut "Rinia". Kanë qenë punonjësit ata që kanë parë dëmtimet dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që veprat e skulptorëve nga vende të ndryshme të botës dëmtohen në Korçë.
Skulptorët kanë lënë gjurmë të krijimtarisë së tyre në qytetin e Korçës pasi për vite me radhë kanë krijuar një muze në natyrë të artit bashkëkohor me skulptura të formave, dimensioneve dhe tematikave të ndryshme.