Shqiptari në Zvicër rrah të dashurën shtatzënë në ditën e Krishtlindjeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2022, 11:49

Policia zvicerane nga kantoni i St.Gallenit ka raportuar një rast dhune në një familje mes çiftit. Sipas raportit të policisë, rasti kishte të bënte me dhunë psikike dhe fizike, shkruajnë mediat zvicerane.

Më 25 dhjetor, në ditën e Krishtlindjeve, policia mori një thirrje për një person të plagosur.

Një grua e moshës 30 vjeçe, e cila ishte shtatzënë, deklaroi se pas një zënke mes saj dhe të dashurit 28-vjeçar me shtetësi kosovare, u godit disa herë fizikisht dhe u kërcënua, duke i shkaktuar edhe dhunë psikike,përcjell albinfo.ch.

Po ashtu policia raporton se i dashuri i saj kosovar është arrestuar dhe po mbahet në stacionin policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit