Vuçiq iu dërgon mesazh për serbët në Kosovë: “Do të vdes për popullin tim”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.12.2022, 10:30

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë nga Rashka se do të jetë i pari që do të vdesë, por se populli serb nuk do të dorëzohet, shkruan propaganduesi i regjimit serb.

Siç shkruan zakonisht ky lloj i tabloideve, në stilin e gazetave të Koresë Veriore, tabloidi “Informer”.pretendon se “kjo i ka gëzuar shumë” serbët në barrikada të cilët thjesht gjoja kanë thënë: “ekzistojnë njerëz që jetojnë për Serbinë, jo për veten e tyre, mbani mend, ai quhet Aleksandar Vuçiq”.

Vuçiq në mesnatë është takuar me patriarkun serb Porfirije, me të cilin sipas mediave, ka biseduar për situatën në Kosovë dhe “ka kërkuar bekimin e tij për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit