Thellohet skandali! Politikanët evropianë u larguan me valixhe plot me para pas takimit me zyrtarët e Katarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.12.2022, 10:04

Skandali i korrupsionit në Katar Gate vijon të zgjerohet edhe më tepër pasi mediat kanë publikuar pamjet e politikanëve evropianë me valixhe me para.

La Repubblica ka publikuar së fundmi fotot që dyshohet se tregojnë Francesco Giorgi(bashkëshorti i eurodeputetes Eva Kaili) dhe Antonio Panzeri(ish-anëtar i PE), dy nga "lojtarët" kryesorë në skandalin e shumëpërfolur të Katar Gate , me valixhe me para në një hotel luksoz në Bruksel.

panzeri_qatargate_in__2_

Siç thekson gazeta italiane, fotot janë realizuar gjatë takimit që dy personat kanë pasur me ministrin e Punës të Katarit, Ali Ben Samih al Marri , në një hotel luksoz në Bruksel tetorin e kaluar. Rreth orës 5:30 pasdite, tre Mercedes të zinj dhe parkojnë para hotelit. Të tre janë të regjistruar në misionin diplomatik të Katarit. Nga makinat zbresin përfaqësuesit e qeverisë së Dohas me ministrin e Punës. Ministri shoqërohet nga pesë burra të tjerë dhe njëri prej tyre mban një valixhe.

panzeri_qatargate_in__1_

Më 10 tetor, Antonio Pantcheri mbërrin në Steigenberger Wiltcher's me një çantë në dukje bosh por që mbushet plot kur të largohet nga hoteli.

Që nga momenti kur u zbulua skandali Katar Gate, Parlamenti Evropian është tronditur. Hetimi i autoriteteve belge vazhdon, duke zbuluar gjithnjë e më shumë prova për “trurin” e skandalit.

panzeri_qatargate_xr

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit