Një makinë luksoze top “Porsche” është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Dyshimet e para janë që të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Mësohet se mjeti me targa “AA 707 PS” ishte në pronësi të shtetasit Daniel Qendraj. Ngjarjen e ka bërë me dije policia, që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për tu shënuar është fakti se kjo është makina e disatë e djegur në ditët e fundit. Thuajse çdo mëngjes zgjohemi me lajmin e djegies së qëllimshme të një makine, procedurë e kthyer në modë.
“Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porsche”, në pronësi të shtetasit D. Q”, njoftoi policia.