Stresi është një prej emrave më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Veprimet e tij dhe deklaratat ndonjëherë kontradiktore bëhen shpejt virale në rrjetet sociale. Reperi i cili duket se po bën lojë të fortë ka edhe mbështetjen e mikut të tij Cllevio, i cili është paksa i zhgënjyer kohët e fundit.
Cllevio thotë se Stresi nuk ka qenë vetvetja së fundmi, ndërsa shton se reperi ka marrë pjesë në këtë "reality show" për lekët, pasi i nevojiten 200 mijë euro.
Prisja më shumë. Më ka mërzitur me disa momente se nuk ka qenë vetvetja se ka qenë orari i gjumit, flet përqart ose bën gjeste me gojë. Ndonjëherë dua të distancohem, se më vjen turp. Nuk është ky që njoh unë. Ai nuk është atje për famë as për të gjetur të dashur. Ai është atje se i duhen 200 mijë euro. Dhe duke iu dashur 200 mijë euro nuk di si të reagojë. I ka bërë keq që është futur. E them se është mërzitur. Ka dalë në meme. Po ja kalon dhe Donaldit të Borës. Se dhe ai një-dy qante.
Por pavarësisht këtyre, Cllevio është i bindur se Stresi do ta fitojë dhe është i gatshëm ta mbështesë në çdo moment.
Unë do të shkrijë pasurinë time që të bëj propagandë për Stresin. E fiton ai. Ka shoqërinë e fortë. Do ta mbështesim të gjithë. Do ta fitojë për ego, do të fitojë 200 mijë euro ai, 25 do t’i marr dhe unë.