Musa Hasahya, 67 vjeç, tani u ka kërkuar grave të tij që të përdorin kontraceptivë në mënyrë që të kenë mundësi të blejnë ushqim për të ngrënë.
Ai tha: “Të ardhurat e mia janë bërë gjithnjë e më të ulëta me kalimin e viteve për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe familja ime është bërë gjithnjë e më e madhe. U martova me gratë e mia njëra pas tjetrës. Si mund të jetë i kënaqur një burrë me një grua?”,-tha ai për The Sun.
Rreth një e treta e fëmijëve të z. Hasayha, të moshës nga gjashtë deri në 51 vjeç, jetojnë me të në fermën e tij.
Fëmija i tij i madh është 21 vjet më i madh se gruaja e tij më e vogël. Hasahya dhe familja e tij jetojnë në Lusaka në Uganda, ku poligamia është e ligjshme.
Ai tha se të gjitha gratë e tij jetojnë në të njëjtën shtëpi në mënyrë që ai të mund t'i 'monitorojë', duke i ndaluar ato të arratisen me burra të tjerë.
Gruaja e tij më e re, Zulaika, nënë e 11 fëmijëve të tij, tha: ‘Unë nuk do të bëj më fëmijë. E kam parë situatën keq financiarisht dhe tani po marr pilulën e kontrollit të lindjes.'