Prej ditësh në redaksinë e JOQ Albania vijojnë denoncimet në lidhje me gjobat e automjeteve, teksa bazuar nga ankesat e qytetarëve shihet që po abuzohet dhe qytetarët po vidhen ditën për diell. Shumë qytetarë po shkruajnë pranë redaksisë, ku tregojnë se pasi gjobiten shkojnë menjëherë ta paguajnë gjobën pranë sporteleve të të gjitha institucioneve financiare dhe marrin përgjigjen se nuk kanë asnjë gjobë.
E gjithë kjo ndodh pasi gjobat e vendosura nuk dalin në sistem dhe qytetarët e gjobitur nuk kanë mundësi të paguajnë. Mirëpo pas disa muajve, kjo gjobë që nuk del në sistem, papritur shfaqet në sistem por merr edhe kamatëvonesë të llogaritur që nga data kur është marrë gjoba. Shumë qytetarë vihen në dijeni për gjobat, pas shumë muajve vonesë kur kostoja e kamatës ka arritur një përqindje të lartë të principalit të gjobës, ndaj për këtë vjedhje të hapur, i janë drejtuar JOQ-së të tjera denoncime.
Qytetari:
