I dënuar me burg përjetë për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.12.2022, 23:02

Po vuan dënimin me burg përjetë, por duket se Marjan Rroku është gati për të bërë tentativën e fundit për lirim. Ish-agjenti i SHIK, Marjan Rroku, ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë teksa po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj.

Sipas "A2CNN", ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit. Ndërsa objekti i kërkesës së tij është rivendosja e të drejtave të të dënuarit. Për ankesën e tij, ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut. Një Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi se gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Rrokut është Gjykata e Matit, prishjen e vendimit për shpalljen e moskompetencës të qershorit 2022 dhe vijimin e gjykimit të kërkesës.

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e të dashurës

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit