Prej shumë javësh në redaksinë e Joq Albania kanë ardhur shumë raste qytetarësh që kanë denoncuar se si janë vjedhur nga shteti në rastin e marrjes së gjobave për automjetet e tyre.
E thënë thjesht problemi është i tillë: qytetari që gjobitet shkon të paguajë menjëherë gjobën pranë sporteleve të të gjitha institucioneve financiare dhe merr përgjigjen se nuk ka asnjë gjobë.
Kjo ndodh pasi gjobat e vendosura nuk dalin në sistem dhe qytetarët e gjobitur nuk kanë mundësi të paguajnë.
Por pas disa muajsh “befas” gjoba del në sistem por merr edhe kamatëvonesë të llogaritur që nga data kur është marrë gjoba.

Në këtë mënyrë qytetari detyrohet të paguajë përveç gjobës edhe kamatëvonesën e cila nuk është aspak për faj të tij por të mos shfaqjes në sistem të gjobës.
Është e turpshme se si pas kaq shumë muajsh ky problem nuk është zgjidhur ende nga personat përgjegjës.
Në vijim mesazhi i qytetarit: