6 artistët më në zë për momentin në Koncertin e madh të Vitit të ri. Ky event pritet të thyejë çdo rekord

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.12.2022, 22:37

Shumë evente dhe festa organizohen çdo fundvit në natën e ndërrimit te viteve, por këtë herë, një super koncert ka bërë bashkë 6 artistat më në zë për momentin. Elvana Gjata, Yll Limani, Dafina Zeqiri, Alban Skenderaj, Mc Kresha dhe Lurical Son, do të performojnë në natën e ndërrimit të vitit, në Pallatin e Sportit, te Parku Olimpik, Tiranë.

IMG_5115

Ky koncert I madh mesa duket do të thyejë çdo rrekord përsa i takon organizimeve të këtij lloji, që cdo vit bëhen në Tiranë, por jo vetëm. Organizatorët shprehen shumë entuziastë për këtë event që mund të quhet me plot gojen Festival Show. Dyert do të hapen ne 23:30 dhe koncerti pritet të zgjasë deri ne orët e para të mëngjesit. “Ka qene tejet e vështirë për të kombinuar Artistat, të gjithë bashkë në një natë të vetme”, shprehet një prej drejtuesve të Koncertit. “Ne bëmë të pamundurën, duke e projektuar këtë event për mese 6 muaj. Të bësh bashkë emra të këtij niveli, në një natë të vetme, mbi të gjitha natën e vitit të ri, dukej mision I pamundur, por ja që u realizua”- tha ai. Vetë artistat janë duke përgatitur tashmë përformancën posacërisht pë këtë natë. Si dhe shume efekte, në një skenë gjigande, janë duke u instaluar tashmë. Organizime të këtij niveli, në ambiente të mbyllura, me mijëra pjesëmarrës, ndodhin rrallë në Shqipëri, dhe ky i këtij fundviti duket qartë që do jetë padyshim më i madhi i bërë ndonjëherë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit