Iu ndalua hyrja në Kosovë, Porfirje: Dyert e shtëpisë sime u mbyllën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2022, 20:56

Patriarku serb Porfirje, ka reaguar pasi iu ndalua hyrja në Republikën e Kosovës.Ai thotë se “Kosova është shtëpia e tij”, duke shprehur dëshprim që nuk iu realizua vizita propagandistike.

“Dyert e shtëpisë sime janë të mbyllura për mua dhe i lutem Zotit që të zhbllokojë zemrat e atyre që i mbyllën dhe që dashuria e Krishtlindjes dhe lindja e Shpëtimtarit të prekë mendjet dhe ndërgjegjen e të gjithë njerëzve, ka thënë ai, ka raportuar Kosovo-Online. Ai thotë se ka udhëtuar kurdo, por nuk e ndien vetën si në Kosovë.

Pas ndalimit të vizitës së tij, Beogradi ka nisur propagandën.Të dielën ka pasur tension në Veri, ku është shtënë në drejtim të një patrulle KFOR-it.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit