Skandal në Portin e Vlorës, flamuri shqiptar valëvitet i grisur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.12.2022, 20:06

Një qytetar nga Vlora ka mbetur pa fjalë kur ka vënë re se flamuri shqiptar në një ndër portat hyrëse më të rëndësishme të vendit, valëvitet i copëtuar e i grisur.

Denoncuesi shprehet se ky fakt ndodh pikërisht në Vlorën e Flamurit dhe jo në Serbi apo Greqi.

Ai kërkon me urgjencë që jo vetëm në Portin e Vlorës po në çdo institucion shqiptar të valëvitet flamuri i duhur siç i ka hije pasi ai është krenaria e vetme që na ka mbetur.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje Joq! Foto është bërë në Portin e Vlorës, Vlorës së Flamurit, aty ku hyjnë e dalin mijëra turistë çdo ditë, dmth nuk jemi as në Serbi dhe as në Greqi. Në të shihet flamuri shqiptar i cili në këtë gjendje që është veç flamur nuk mund të quhet. Nuk e di, ndokujt mund ti duket mëse normale, pasi të grisura mund të kenë dhe brekët e tyre dhe si bën përshtypje, por duhet që urgjentisht ta zëvendësojnë këtë flamur jo vetëm pranë Portit të Vlorës, por në çdo institucion shqiptar, pasi flamuri ynë është krenaria jone e vetme që na ka mbetur! Faleminderit për postimin dhe përcjelljen e mjaft problematikave që ndodhin në Shqipëri. Gëzuar festat Shqipe!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit