“Bëj seks me vejushën e vëllait tim, të dyve na pëlqen! A duhet të ndalemi për hir të familjeve tona?”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 26.12.2022, 19:52

Një burrë ka treguar se pas vdekjes së vëllait të tij, vejusha e të ndjerit i është afruar dhe me pëlqimin e të dyve kanë përfunduar në shtrat. Pyetja që ai ka për psikologen është nëse duhet të ndahen për hir të familjeve apo jo.

Burri: Unë jam një burrë në fund të 50-tave dhe kohët e fundit dola nga një marrëdhënie e gjatë, abuzive. Vëllai im vdiq vitin e kaluar dhe pas një mbledhjeje familjare që kishim vejusha e tij mu afrua. Pas aq shumë pakënaqësish që kisha, më pëlqeu vëmendja e saj, e cila përfundoi në disa lojëra seksuale. Pasi shkuam secili në shtëpitë tona patëm edhe shkëmbime mesazhesh erotike.

Ajo më tha se më donte prej vitesh, por thjesht nuk di çfarë të mendoj për këtë. Është e qartë se ajo dëshiron më shumë nga unë . Edhe pse kënaqem në shoqërinë e saj, ndihem i relaksuar dhe kam shijuar lojën dhe mesazhet seksuale, nuk e kam idenë se çfarë duhet të bëj më pas.

Asnjëri prej nesh nuk e ka idenë se si mund të reagonin familjet tona nëse do ta dinin se çfarë kemi bërë. Ne jetojmë aq larg, saqë do të ishte e vështirë që një marrëdhënie të zgjasë. Si mundet që diçka të ndihet kaq rehat dhe e drejtë, por në të njëjtën kohë kaq e gabuar dhe e pafuqishme?

Ekspertja Pamela Stephenson Connolly, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale: Nuk është e pazakontë që të lindin ndjenja të tilla dhe shkëndija seksuale ndizet gjithmonë kur ka diçka të ndaluar për lidhjen. Dëgjoj që familja mund të mos e miratojë (në vetvete, fshehja ndez pasionin), por në realitet, cili është dëmi? Është e qartë se po ju bën të dy të ndiheni më mirë, të paktën në afat të shkurtër. Ju tashmë jeni të vetëdijshëm për atë që mund të shkaktojë kjo histori, vetëm përpiquni që të mos ju errësohen sytë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit