Një studim i publikuar së fundmi tregon se alienët nuk e vizitojnë, apo nuk tentojnë të komunikojnë me planetin tokë sepse nuk kanë gjetur në të “shenja inteligjence”.
Sipas arXiv, njeriu dërgon sinjale radio në hapësirë që prej viteve 1930-të, por kjo përsëri mund të mos jetë shumë kohe e gjatë, që ato të merren si mesazh nga raca të tjera apo e ne të marrin përgjigje prej tyre.
Fizikanti Amri Wandel, i Universitetit Hebre të Jerusalem, shkruante në studim se duhet të shumë kohë që ndonjë mesazh i dërguar nga alienët të mbërrijë në tokë. Kryesisht vetëm yje më pak se 50 vite-dritë larg, mund të dërgojnë sinjalin e tyre drejt tokës.
Kështu që shumë studiues sugjerojnë se mund të mos ketë jetë aliene brenda distancës 50 vite dritë nga toka, ndërsa të tjerë thonë se alienët ‘presin avancimet teknologjike të njeriut’ për t’i arritur ata.
Megjithatë Wandel thotë se nuk përjashtohet ekzistenca e civilizimeve të tjera:
“Meqenëse radio-sfera zgjerohet me kalimin e kohës, kështu ndodh dhe me mundësinë e kontakteve. Epoka e Kontaktit përkufizohet si koha e nisjes së radio-transmetimeve kur shtohen gjasat e kontakteve me alienët. Por vetëm nëse këto civilizime janë të shumta Epoka e Kontaktit mund të funksionojë me valët e transmetimeve radio. Kjo mund të vijë sepse civilizimet mund të mos jenë të afta të komunikojnë me njëra-tjetrën, përveç rastit kur jetëgjatësia e sinjaleve të tyre të komunikimit të jetë të paktën disa mijëra vjet”, tha ai.