Kujdes! Uji në Dibër nuk duhet të pihet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2022, 19:22

Më se dhjetë ditë, ujësjellësi Rosok-Dibër ka patur ujë të turbullt për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Enti për Shëndet Publik në Ohër ka kumtuar se uji i turbullt nuk guxon të pihet. Megjithatë, nga ana e ndërmarrjes komunale “Standardi”, e cila menaxhon me ujin në Dibër, në faqen e saj zyrtare ka informuar se për shkak të turbullimit të ujit, para përdorimit uji duhet të zihet dhe të konsumohet.

Por, udhëheqja e Sektorit për kontroll të ujërave pranë Entit për Shëndet publik në Ohër, Lidia Simonovska, këmbëngulë në mospërdorimin e ujit. Kjo situatë dukshëm ka shqetësuar qytetarët dibran, por edhe pushtetin vendor. Prandaj, në një seancë të Këshillit të Komunës është kërkuar që institucionet kompetente patjetër që çdo ditë të informojnë qytetarët për gjendjen e ujit të ujësjellësit me të cilin furnizohet me ujë Dibra, disa fshatra të Dibrës, si dhe një pjesë të fshatrave të Komunës rurale të Qendër Zhupës.

Sipas informatës të Entit për Shëndet Publik në Ohër, pas më shumë se një javë, uji nuk është i turbulluar, por analizat që merren nga disa pjesë të ujësjellësit në Dibër tregojnë se në disa pjesë të qytetit ka probleme me cilësinë. Në një situatë të këtillë, dibranët kërkojnë informim të shpejt dhe të saktë nga institucionet kompetente për kualitetin e ujit. Në një debat që u zhvillua në nivel të Këshillit të Komunës, mes tjerëve u theksua se gjatë gjithë kohës që uji ka qenë i turbulluar, kanë munguar informatat zyrtare ose janë dhënë me vonesë. Në një pjesë të restoranteve, së bashku me kafen e mëngjesit, janë shërbyer klientët edhe me ujin e pasigurt. Turbullimi i ujit në ujësjellësin Rosok-Dibër është një dukuri e cila gjithmonë paraqitet gjatë reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Në ndërmarrjen komunale “Standardi”, e cila menaxhon me këtë ujësjellës të ndërtuar qysh në vitin 1986, thonë se dukuria në fjalë është prezente në kontinuitet, por që nuk ka nevojë për panik. Sipas tyre, bëhet fjalë për turbullim të ujit në burimet e fshatit Rosok. Po, sipas tyre, në raste të këtilla uji klorohet sipas nevojave në rezervuarin kryesor të Dibrës. Por, përfaqësuesit e Entit për Shëndet Publik thonë se aktualisht, gjatë turbullimit të fundit, është interesant të theksohet fakti se në disa pjesë të qytetit ka pas turbullim të ujit nga ujësjellësi e në disa pjesë jo. Madje, ka dyshime që mund të ketë probleme edhe në rrjetin e ujit që është prezent në qytet. Dhe, derisa nuk “merren vesh” institucionet, konkretisht ndërmarrja “Standardi” me Entin në Ohër, qytetarët dyshojnë në kualitetin e ujit dhe nuk kanë guxim ta përdorin të njëjtin. Kjo ka bërë që uji të shitet me të madhe, ndërsa tregtarët thonë se si asnjëherë më parë po shitet uji i ambalazhuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit