SHBA/ Të paktën 55 të vdekur nga ‘moti më i keq në 60 vjet’

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 26.12.2022, 19:16

Numri i të vdekurve nga moti i keq që ka goditur SHBA-në që prej javës së kaluar është rritur në 55. Mediat e huaja shkruajnë se të paktën 25 persona kanë vdekur në Erie County, në perëndim të Nju Jorkut, i cili është paralizuar nga bora.

Disa prej tyre vdiqën të bllokuar në makinat e tyre, të tjerët u gjetën të vdekur në rrugë ose pësuan sulm në zemër, ndërsa përpiqeshin të pastronin borën nga oborri i tyre.

Kjo stuhi akulli konsiderohet si më e keqja në dekadat e fundit. Guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hokul komentoi se do të hyjë në histori si "Stuhia e 2022", pas asaj të vitit 1977 që rezultoi në humbjen e afro 30 jetëve.

Ndërkohë, edhe pse vala më e fortë e motit të ashpër duket se ka kaluar, shërbimi i motit në SHBA po paralajmëron ende për kushte kërcënuese për jetën, duke u kërkuar amerikanëve të vishen mirë kur duhet të dalin jashtë dhe të mbajnë me vete çantën e ndihmës së shpejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit