‘Alo, më duhen 30 doza për në ditëlindje’/ Adoleshentët dhe shpërndarësit që u kapën me kokainë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.12.2022, 18:58

Në 99 përqind të rasteve përdoruesit nuk e tregojnë asnjëherë emrin e njeriut tek i cili i blejnë dozat. Kjo e shtyn policinë që më së shumti të veprojë me metoda speciale të vëzhgimit dhe përgjimit. Ndonjëherë edhe të blerjeve të stimuluara. Por ndodh që ndonjëherë jo vetëm përdoruesi por shpërndarësi flet sapo kapet në flagrancë. Këtë kanë bërë edhe një grup adoleshentësh të cilët u kapën në stacionin e Tiranës së Re, disa prej të cilëve vepruan në mënyrën më klasike duke këmbëngulur se nuk dinin asgjë.

Sipas Gazeta Si, njëri prej tyre tha se iu kërkua të gjente drogë nga një tjetër i dyshuar tanimë për shpërndarje droge. I dyshuari i parë me inicialet E.B sipas dosjes që ju dha Gazetasi.al u kap nga policia me një paketë cigaresh Marlboro në dorë duke qëndruar nën shoqërinë e tre adoleshentëve të tjerë.

Realisht paketa që adoleshenti mbante në dorë nuk ishte me duhan por ishte e mbushur me kokainë. Teksa policia shkruan se pas shoqërimit të të dyshuarit u kryen veprimet e mëtejshme si peshimi i lëndës që rezultoi 9.6 gram, rezulton po ashtu edhe që i dyshuari u mor në pyetje nga antidroga.

Por adoleshenti u shfajësua duke ja lënë përgjegjësinë një të dyti, i identifikuar me inicialet H. C i moshës 19 vjeç dhe që është vendosur nën hetim për shpërndarje e prodhim narkotikësh.

“Më ka telefonuar një shtetas me emrin H.C dhe më pyeti nëse kisha mundësi për t’i gjetur disa doza kokainë pasi i donte një shoku i tij. Unë i thashë që do mundohem t’i gjej. Kam shkuar tek disa djem romë të cilët merreshin me shitje narkotikësh dhe u kam kërkuar 30 doza kokainë. Pasi i gjeta e kam telefonuar për t’i marrë” – thotë i dyshuari i parë. I akuzuar për shpërndarje ai këmbëngul se e njihte personin e dytë sepse e ka shok lagjeje dhe si një person të përfshirë në “kësi punësh”.

“Kam komunikuar me të në telefon. Vetë jam përdoruesi cannabis sattiva, por kokainë nuk konsumoj. Këtë veprim e kam bërë për shkak të kushteve të vështira ekonomike” deklaron adoleshenti. Antidroga thotë për Gazetasi.al se ka kqyrur telefonin e tij dhe komunikimet në ëhatsapp si dhe ka administruar numrin e personin me inicialet H.C. Ky nga ana e tij flet për të huajin që i kërkoi drogë.

“Dua të sqaroj se mbrëmë më ka kontaktuar në telefon një numër anglez dhe më është prezantuar. Jam shoku i R. që lyen makina. Duke u nisur nga marrëdhënia e mirë me shokun tim nuk e kam pyetur më gjatë se krijova besimin e menjëhershëm dhe i thashë këtë punë ta mbaroj.

Ky person më tha të kontaktoja me E. dhe më tha t’i porositja 30 doza kokainë pasi ishte në një ditëlindje me shokë dhe i duhej një sasi e madhe”.

Shpërndarësi me këtë frazë ja lë përgjegjësinë djaloshit që u kap me paketën me Marlboro ( kokainë) që sipas tij ju sugjerua nga përdoruesi i festës.

“Unë e kam marrë në telefon E. dhe i kam thënë porosinë në fjalë dhe i thashë të rrinte i qetë se këtë shtetas e njihja unë dhe se është serioz. I kam thënë se duhen 30 doza kokainë dhe se ky person do e paguante me lekë në dorë dhe se kisha punuar dhe unë me të disa herë me të tilla sasi.”

Shpërndarësi i dytë shpjegon se foli me porositësin e festës që e telefonoi me numër anglez dhe më tej mbajti rolin e ndërmjetësit derisa djali me emrin E. të takohej me të për t’i dorëzuar kokainën.

“Ai më merrte në telefon mua ndërsa unë telefonoja E. dhe i kërkoja që të dilte që të mbaronte punë. Me E. njihem pasi kam menduar që merrej me këto punë. Kjo pasi disa herë në lagje vinin dhe e takonin njerëz dhe kam menduar se merrej me shitje narkotikësh.”

Por antidroga e cila është në kërkim të së vërtetës beson se të dy ata po përpiqen t’ia lënë fajin njëri-tjetrit për shkaqe të tjera që janë ruajtja e identitetit të furnizuesit kryesor.

“Ne vlerësojmë se ka të dhëna të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret që të dy kanë kryer elementë të veprës penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,”- shkruan në një shkresë policia e Tiranës duke urdhëruar në këtë mënyrë arrestimin e të dyve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit