Ulsi Majnja dhe Bledar Çuci kanë lënë edhe këto fundvit policët e burgjeve dhe ata të shtetit pa shpërblim. Ndonëse në kontratën vjetore të përfshihet edhe kjo "pagë e 13-të", kjo funksion vetëm në letër. Denoncimi vjen nga një punonjës policie i cili shkruan për JOQ se nuk kanë marr asnjë shpërblim. Punonjësi shkruan sesi sektorët e ndryshëm të policisë pa financim të financimit, në një kohë kur miliona euro shpenzohen si pa të keq me tendera.

Në muajin gusht të këtij viti, punonjësit e policisë së burgjeve protestuan për mungesën e rritjeve të pagave, mungesës së orëve shtesë, mungesës së uniformave të reja si dhe motivimit në punë. Por si trajtohen sot policët që arrestojnë kriminelët dhe policët që i ruajnë ata nga arratisja nga burgu. Mesatarisht një polic që punon në institucionet e vuajtjes së dënimit, paguhet 46 mijë lekë në muaj, ose afro 552 mijë lekë në vit. Po t'i konvertosh në valutën europiane, nuk janë më shumë se 4600 euro në vit.
E dini sa paguan shteti shqiptar mesatarisht për një të burgosur në vit? Mbi 10 mijë euro! Një shifër jashtëzakonisht e lartë e cila shkon për ushqime, veshmbathje dhe shërbime të tjera. Nuk po themi që të burgosurve t'u mohohet ushqimi apo shërbimet e tjera, por kurrësesi nuk mund të jetë shërbimi i barabartë mes atij që ka kryer një krim dhe atij që ka kapur apo ruan kriminelin.
Për shkak të kësaj situate, sot kemi më pak policë në institucionet e vuajtjes së dënimit. Shumica e tyre janë larguar dhe po largohen duke gjetur një punë si roje private. Disa kanë emigruar jashtë vendit e disa të tjerë janë zhytur në kredi për të mbajtur familjen e për të arsimuar fëmijët.
Mirëpo këto nuk u interesojnë shumë Manjës dhe Çuçit të lëvizin me makina të blinduara, në vila luksoze apo shijojnë jetën me pushime ditë më ditë, ndërsa politikat duhet të kenë edhe jashtë orarit pa paguar.