Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar të shkatërrojë sistemet e raketave amerikane Patriot që do dërgohen në Ukrainë, duke thënë se është 100% i sigurt se forcat e tij mund të heqin qafe sistemin kundërajror prej 6 milionë dollarësh.
Në deklaratat që bëri dje, presidenti rus nuk ishte veçanërisht i shqetësuar kur u pyet për sistemin e ri të mbrojtjes ajrore që Shtetet e Bashkuara do t'i dorëzojnë Ukrainës.
“Sigurisht që do ta shkatërrojmë, 100 për qind! Thuhet se sistemet Patriot mund të dërgohen në Ukrainë. Lërini ta bëjnë, ne do t'i shpëtojmë", tha Putin.
Putin më pas akuzoi "rivalët gjeopolitikë të vendit të tij se synojnë të shpërbëjnë Rusinë, Rusinë historike".
Ai përdori konceptin e "Rusisë historike" për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull, duke minuar sovranitetin e Kievit dhe duke justifikuar sulmin 10 mujor ndaj Ukrainës. Përça dhe sundo, kjo është ajo që ata gjithmonë janë përpjekur të arrijnë dhe ende përpiqen të bëjnë. Por qëllimi ynë është i ndryshëm: të bashkojmë popullin rus”, shtoi Putin.
Putin deklaroi gjithashtu se qeveria e tij po vepron "në drejtimin e duhur... duke mbrojtur interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë".