Një video që tregon 69-vjeçarin, që qëlloi dhe vrau tre kurdë në Paris të enjten e kaluar, u publikua nga mediat ndërkombëtare. 69-vjeçari shihet teksa hyn në një berberhane, pranë qendrës kulturore ku hapi zjarr, duke tundur armën dhe duke kërcënuar ata që ndodheshin brenda.
Surveillance footage shows armed Paris shooter entering a barbershophttps://t.co/PuNvJy5Mo4 #Paris pic.twitter.com/V6Rew90B1g
— Gulf Today (@gulftoday) December 25, 2022
Në një video të dytë është regjistruar momenti kur 69-vjeçari është neutralizuar dhe imobilizuar nga persona brenda berberhanes.
69-vjeçari tha pas arrestimit se “urrejtja e tij ndaj të huajve u bë patologjike” pas një vjedhjeje në shtëpinë e tij në vitin 2016. Ai pretendoi se ishte në depresion dhe do vriste veten.
“Por, përpara se të vrisja veten, kam dashur gjithmonë të vras emigrantë, të huaj, pas asaj grabitje”, raportohet të ketë thënë ai.
Moments where the Paris shooter is maintained on the ground by civilian present in the hairdresser salon. The salon is owned by a Kurd but on the video they are speaking Turkish (probably Kurdish diaspora from Northern Kurdistan) pic.twitter.com/Q10ExXpW4d
— Kendal Amanos – KurdishFront (@AmanosKendal) December 24, 2022
Për këtë arsye ai shkoi herët të premten në mëngjes në Saint-Denis, një periferi e klasës punëtore në veri të Parisit, duke mbajtur me vete një pistoletë automatike Colt 45 "për të vrarë të huajt".
Prokurorja tha se ai nuk qëlloi herën e parë sepse nuk kishte shumë njerëz përreth dhe rrobat që ai kishte veshur do ta kishin bërë të vështirë për të rimbushjen e armës.
Kështu ai u kthye në shtëpinë e prindërve të tij dhe doli përsëri më vonë, për të shkuar në lagjen ku e dinte se ishte qendra e komunitetit kurd. Dhe aty ai hapi zjarr.
Ai nuk njihte asnjë nga viktimat e tij. Por tha se donte të vriste kurdët sepse "ata po mbanin të burgosur në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik, në vend që t'i vrisnin". Ai synonte të përdorte të gjithë municionin që kishte “dhe të vriste veten me plumbin e fundit”, por u ndalua nga disa persona në një berberhane dhe më pas u arrestua nga policia.
Prokurorët thanë gjithashtu ditët e fundit se i dyshuari kishte nisur një sulm me shpatë në një kamp emigrantësh në Paris një vit më parë dhe se kohët e fundit ishte liruar në pritje të gjyqit.