Një sherr ka ndodhur gjatë kësaj pasditeje në Lezhë.
Drejtori i Postës, Pjerin Çuku, ka përfunduar në spital pas disa goditjeve.
Ai u dhunua nga disa persona në lagjen "Gurra" të qytetit të Lezhës.
Çuku ka marrë disa goditje dhe më pas është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës.
Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë u dhuna edhe drejtori i OSHEE, Edmir Përndreca në Tale.