“All I Want For Christmas Is You”/ Kjo është shuma marramendëse që Mariah Carey fiton çdo vit!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 26.12.2022, 17:01

Mund të përshkruhet edhe si “himn” i Krishtlindjeve. "All I Want For Christmas Is You" e Mariah Carey, kompozuar nga Walter Afanasieff u publikua për herë të parë në vitin 1994, dhe së bashku me "Last Christmas", është dëgjuar, çdo vit në sezonin e festave të fundvitit.

Gjatë ditëve të Krishtlindjeve, ajo dëgjohet në çdo cep të planetit, duke pasur fuqinë për të na ndryshuar humorin dhe në të njëjtën kohë duke thyer rekorde muzikore.

Kënga u “ngjit” në listën e Billboard. Ndërkohë, dëgjimet në Spotify janë më shumë se 1.3 miliardë.

Por pyetja është: sa fiton Mariah Carey nga 'All I Want for Christmas Is You' çdo vit?

Sipas përllogaritjeve të “Economist”, “All I Want for Christmas Is You” fiton rreth 2.5 milionë dollarë në vit, megjithëse “New York Post” raportoi se shuma mund të arrijë deri në 3 milionë dollarë!

Mariah Carey gjithashtu merr mijëra dollarë çdo vit nga shërbimet e transmetimit si Spotify dhe kënga e Krishtlindjeve ka qenë në krye të listave të këngëve që në nëntor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit