Gazetari Drini Zeqo ka qenë ftuar në një emision televiziv bashkë me këngëtaren Rozana Radi.
Duke folur për rolet e Rozanës e cila është edhe aktore, gazetari ka treguar se nuk e ka parë të gjithë filmin ku ka luajtur ajo.
Ai tha se ka parë vetëm disa sekuenca, teksa të ftuarit e tjerë i tërhoqën vëmendjen pse nuk e ka parë.
Ndërkohë Rozana iu drejtua moderatores së programit duke i thënë se ka ftuar një gjysh në emision, duke cilësuar si të tillë Drinin.
Pas kësaj, ky i fundit e shtangu duke iu shprehur se është plakë por ama e ka flakë, kjo një shprehje popullore shqiptare.
Rozana Radi: Orinda nuk e dija që paske marrë dhe gjyshin këtu. Drini, po ti paske rënë shumë!
Drini Zeqo: Rozana, plak, plak, po e kam flakë!
Rozana Radi: Ta kesh por ta kesh për veten tënde.