Gjendet pa shenja jete një 22 vjeçar në Malishevë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2022, 16:32

Sot rreth orës 08:50 në fshatin Mirushë të Malishevës, një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Ai tha se me të marrë informatën, Policia bashkë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Sot rreth orës 08:50 Policia është njoftuar për një person pa shenja jete në fshatin Mirushë të Malishevës. Me të marrë informacionet, njësia e policisë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes””, tha Elezaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit