Kërkimet për Ervis Martinajn, RENEA shtrinë kontrollet dhe tek banesat e dy xhaxhallarëve të tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.12.2022, 16:10

Kontrollet në banesën e të shumë kërkuarit të policisë Ervis Martinaj kanë përfunduar.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur armë, fishkë, predha eksplozive, unirofma policia si dhe jelekë multifunksionalë.

Kontrollet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe forca të shumta të policisë, teksa RENEA dhe FNSH nuk qëndroi vetëm te banesa e Martinajt, por edhe tek shtëpitë e dy xhaxhallarëve të tij.

Në kontrollet e banesave dhe ambienteve të Faik Martinajt dhe R.Martinajt u gjetën dy armë, rreth 7 mijë fishekë si dhe 85 predha eksplozive.

Kontrollet e nisura në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”, zbuluan një seri municionesh të fshehura në koshere bletësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit