Vip-ja Kejvina Kthella: Gënjeva babain dhe nuk shkova në shkollë, ai më goditi me shpullë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.12.2022, 15:26

Kejvina është një nga banoret VIP në shtëpinë e Big Brother. Hyrja e saj në shtëpi ka sjellë reagime të shumta, pasi shumë mendojnë se ajo nuk i përket një kategorie VIP, për të hyrë në BIG Brother Vip.

Megjithatë, edhe pse në ditën e tretë, Kejvina ka filluar me historitë e saj. Së fundmi ajo ka treguar një histori, kur babai i saj e ka goditur me shuplakë, pasi e kishte gënjyer.

Kejvina tregon se ajo nuk kishte shkuar në shkollë dhe kur e zbuloi babai i saj, mori një goditje në faqe. Në lidhje me këtë, Kejvina thotë se mirë ia ka bërë.

"Isha larg nga shtëpia dhe nuk kisha lekë. Më pas dorëzohem dhe i them babait dhe ai vjen dhe më merr. Unë mendoja se nga rruga deri tek shtëpia, gjërat ishin në rregull, por kur shkojmë në shtëpi, kam ngrënë një shpullë" – tregon Kejvina për banorët e tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit