“Po bëhet një punë e madhe”, drejtori i Al Nassr pranon operacionin e transferimit të Ronaldos

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.12.2022, 15:13

Operacioni po zhvillohet dhe kemi të bëjmë me një ndërmarrje shumë të madhe. Këto janë dy informacionet, që mediat e huaja kanë arritur të mësojnë nga një intervistë e dhënë nga drejtori sportiv i Al Nassr, Marcelo Salazar.

“Ronaldo është një nga më të mirët në historinë e futbollit. Ai ka qenë gjithnjë një shembull për mua si sportist, për vullnetin që tregon për të fituar. Më pas, si qytetar portugez, unë gjithnjë e kam admiruar atë.

Por e ardhmja do të zbulohet në momentin e duhur. Le të presim, unë nuk jam i autorizuar të flas për një punë kaq të madhe që po bëhet”, u shpreh Salazar, duke pranuar në këtë mënyrë se gjithçka që shkruhet në media është e vërtetë.

Me këtë transferim, Ronaldo do të thyente çdo rekord të mundshëm financiar, pasi në dy vitet kur do të jetë aktiv, do të marrë 200 milionë euro në sezon, një shifër e jashtëzakonshme. Më pas ai do të punojë si ambasador i Kupës së Botës për kandidaturën e Arabisë Saudite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit