Gazetarët kosovarë sulmohen nga serbë të maskuar, ka të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2022, 14:52

Drejtori i televizionit Klan Kosova ka njoftuar se ekipi televiziv ishte sulmuar sërish në Zubin Potok.

Me anë të një postimi në Twitter, z. Kelmendi ka thënë se sulmi ka ndodhur nga një grup serbësh të maskuar.

“Gazetarja Qëndresa Bellagoshi është lënduar në kokë ndërsa vozitësi Elsad Sinani në shpinë. Dritaret e veturës janë thyer. Kjo është mizori.” – ka shkruar z. Kelmendi, derisa ka postuar edhe disa fotografi ku dëftehen dëmet e bëra.

Kujtojmë se kjo nuk është e para herë që gazetarët në Kosovë janë sulmuar nga bandat kriminale në veri të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit