Spasovski: Në aksionin policor në Tabanoc janë arrestuar nëntë persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2022, 14:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë për media, theksoi se dje në aksionin në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar 9 persona.

Bëhet fjalë për një komandant, zëvendëskomandant, drejtues turni dhe gjashtë policë.

MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mbrëmë zhvilluan aksion të përbashkët në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Për shkak të zhvillimit të aksionit në vendkalimin kufitar, ka pasur ngecje disaorëshe dhe kolonë të gjatë të automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit